![]() |
Rahiti Hipovitaminoz
Termi
Rahitis përfshin bashkësinë e sëmundjeve të cilat shkaktohen për shkak
të çrregullimit të mineralizimit të eshtrave që rriten në regjionin e
metafizës. Pra Rahiti është i mundur vetëm tek fëmijët te të cilët
rritja ende nuk ka përfunduar.
Rahiti
Hipovitaminoz lajmërohet në ato periudha të fëmijërisë ku rritja është
më e shpejtë: gjatë ushqyerjes me gji, në fazën e hershme parashkollore
si dhe në pubertet. Shkaktar i lajmërimit të rahitit hipovitaminoz është
ekspozimi i pamjaftueshëm i fëmijëve në rrezet ultraviolete të dritës
së diellit, nëse në kompenzim të kësaj fëmiu nuk merr vitamina të
mjaftueshme me ushqim apo si bar farmaceutik. Sipas kësaj Rahiti
hipovitaminoz e ka etiologjinë e tij primare në të gjithë ata faktorë të
ambientit të cilët përcaktojnë se sa kohë një fëmijë do të jetë
ekspozuar rrezatimit ultraviolet, derisa faktorët ushqyes kanë më pak
rëndësi.
Ushqimi
në civilizimin tonë, duke përfshirë edhe qumështin e nënës dhe atë të
lopës, përveç në disa raste është burim i dobët dhe i pamjaftueshëm i
vitaminës D. Në viset subpolare dikur përshkak të rrezatimit të
pamjaftueshëm ka qenë endemik, mirëpo sot duke i falënderuar
profillaksës sistemike me vitamina gati është çrrënjosur. Në anën tjetër
në disa vise tropikale dhe subtropikale ku rrezatimi ka qenë i
mjaftueshëm vende vende rahitis ka pasur shumë, kryesisht për shkak të
mënyrës së jetesës dhe kujdesit ndaj fëmijëve. Për shembull mbështjellja
e foshnjeve dhe fëmijëve nga koka gjer në maje të gishtave dhe fshehja
nga drita dhe shikimet (ruajtja nga mësyshi) ose fshehja sistematike e
grave dhe fëmijëve nga opinioni dhe me këtë edhe nga drita e ditës
ndihmon dukshëm në prezencën e rahitit në ato vise.
Edhe
tek ne, në viset me rrezatim diellor të pamjaftueshëm e sidomos në
muajt e dimrit, shkaktar kryesor i rahitit është sinteza e pamjaftueshme
e vitaminës endogjene D në lëkurë, gjë që me marrjen e pamjaftueshme me
ushqim (me qumësht të nënës apo të lopës) kërkon marrje të rregullt të
vitaminës D në formë të përgatitjeve farmaceutike përkatëse. Tek ne
shkaktar kryesor i rahitit është profillaksa e pamjaftueshme, jo e plotë
dhe e parregullt me vitaminën D.
PARANDALIMI I RAHITIT HIPOVITAMINOZ:
Sot
mendohet që doza mesatare ditore për një fëmijë të posalindur të
shëndoshë gjatë vitit të parë është 400 njësi internacionale të
vitaminës D. Në vitin e dytë dhe të tretë të fëmijës këto doza duhet të
merren vetëm gjatë muajve të dimrit. Është me rëndësi të ceket se këto
këshilla vlejnë për ata fëmijë që ushqehen me gji të nënës me qumësht
komercial, tretje të përgatitura të qumështit edhe pse atyre gjatë
përgatitjes i është shtuar një sasi e vitaminës D.Përveq
dhënies së vitaminës D, për fëmiun është i nevojshëm ushqimi me Kalcium
të mjaftueshëm, qumështi dhe prodhimet e qumështit, së paku 0.5 litra
në ditë, si dhe drita dhe dielli i mjaftueshëm.
Azis Shabanaj
Rahiti Hipovitaminoz lajmërohet në ato periudha të fëmijërisë ku rritja është më e shpejtë: gjatë ushqyerjes me gji, në fazën e hershme parashkollore si dhe në pubertet. Shkaktar i lajmërimit të rahitit hipovitaminoz është ekspozimi i pamjaftueshëm i fëmijëve në rrezet ultraviolete të dritës së diellit, nëse në kompenzim të kësaj fëmiu nuk merr vitamina të mjaftueshme me ushqim apo si bar farmaceutik. Sipas kësaj Rahiti hipovitaminoz e ka etiologjinë e tij primare në të gjithë ata faktorë të ambientit të cilët përcaktojnë se sa kohë një fëmijë do të jetë ekspozuar rrezatimit ultraviolet, derisa faktorët ushqyes kanë më pak rëndësi.
PARANDALIMI I RAHITIT HIPOVITAMINOZ:
Sot mendohet që doza mesatare ditore për një fëmijë të posalindur të shëndoshë gjatë vitit të parë është 400 njësi internacionale të vitaminës D. Në vitin e dytë dhe të tretë të fëmijës këto doza duhet të merren vetëm gjatë muajve të dimrit. Është me rëndësi të ceket se këto këshilla vlejnë për ata fëmijë që ushqehen me gji të nënës me qumësht komercial, tretje të përgatitura të qumështit edhe pse atyre gjatë përgatitjes i është shtuar një sasi e vitaminës D.Përveq dhënies së vitaminës D, për fëmiun është i nevojshëm ushqimi me Kalcium të mjaftueshëm, qumështi dhe prodhimet e qumështit, së paku 0.5 litra në ditë, si dhe drita dhe dielli i mjaftueshëm.
Nessun commento:
Posta un commento