mercoledì 22 febbraio 2017

Çaji
Thermojetics - instant çaj bimor (nuk zihet)

Ekstrakte të çajërave të gjelbërt, kardomona dhe bimë tjera

Efektet:
Krijon termogjenezën
Ndihmon në shkrirjen e shtresave të yndyrnave
Shkrin sheqernat dhe yndyrnat duke ofruar energji të shkëlqyer
Mban vitalitetin e trupit duke larguar rraskapitjen
Rrit imunitetin
Kemi dy shije Limon dhe Pjeshkë
Herbal Aloe – Shampon për forcimin e flokëve


Përparësitë Kryesore
  • I forcon flokët 10 herë më shumë pas vetëm një përdorimi*
  • Zvogëlon thyerjen e flokëve për 90%
  • Proteina e hidrolizuar e grurit ndihmon në mbrojtjen, regjenerimin dhe forcimin e flokëve tuaja*
  • Formulë për ruajtjen e ngjyrës së flokëve të ngjyrosura
  • Nuk përmban sulfate dhe parabene

Herbal Aloe – BalSam për forcimin e flokëve

Përparësitë Kryesore

  • Forcon Flokët dhe i bën më të buta pas vetëm një përdorimi*
  • Balsam i avancuar me proteina nga gruri 
  • Formulë për ruajtjen e ngjyrës së flokëve të ngjyrosura
  • Nuk përmban sulfate dhe parabene
*Kur shamponi për forcimin e flokëve dhe balsami përdoren në flokët e patrajtuara. Rezultatet janë nxjerrë nga studimet në forcim dhe thyerje të flokëve. Vlerat mesatare janë nxjerrë nga testet e bëra në krehjen e flokëve nga laboratore hulumtuese të pavarura

MINERALET ME VITAMINË C - FORMULA 4

 Formula 4 – Mineralet me vitaminë C

Ky produkt është i dedikuar për të arritur eliminimin natyral të materieve toksike nga  organizmi dhe për të ndihmuar në vendosjen e baraspeshës natyrale të ujit në organizem. Duhet të merret me sasi të madhe të ujit (së paku dy litra ujë brenda ditës).

Përparësitë kryesore
  • Kaliumi dhe Kalciumi sigurojnë funksionimin normal të muskujve, kurse kalcumi ndihmon që eshtrat të jenë të shëndoshë
  • Hekuri zvogëlon lodhjen
  • Është e pasur me vitaminë C, e cila ndihmon fuksionimin normal të metabolizmit, si dhe sistemin imunologjik, dhe mbron qelizat nga stresi oksidues
  • Mineralet si zinku, bakri dhe Mangani gjithashtu ndihmojne që qelizat të mbrohen nga stresi oksudues

Indeksi i masës Trupore (BMI)

 Çka është BMI?
Indeksi i masës trupore (BMI – body mass index) është matja – raporti në mes peshës trupore relative dhe gjatësisë trupore në katror, zakonisht është përdorur si formula më e mirë për klasifikuar nën peshën, mbipeshën dhe trashjen (obezitetin) te burrat dhe gratë. Pra raporti mes trashësisë në kg dhe gjatësisë në m2 na jep BMI-në.
Shembull:
BMI = 65 Kg/ (1.7 m2) = 65/ 2.89 = 22.49
Është me vend të theksohet se llogaritja e BMI-së (formula) vlen moshat e të dy gjinive. Megjithatë, për fëmijët nën 19 vjeç, vlerat e BMI interpretohen në bazë të gjinisë dhe përqindjet moshës specifike.

BMI Tabela

BMI Klasifikimi (Burimi*)
Pesha trupore
BMI Rangu
Dobësim i rëndë
<16.00
Dobësim i mesëm
16.00 - 16.99
Dobësim i lehtë
17.00 - 18.49
Nën peshë
<18.50
Rangu Normal
18.50 - 24.99
Mbi peshë
>=25.00
Para trashje
25.00 - 29.99
I trashur (Obezitet)
>=30.00
Obezitet Klasa I
30.00 - 34.99
Obezitet Klasa II
35.00 - 39.99
Obezitet Klasa III
>=40.00
Produkte dobesimi, Produkte per renien ne peshe; menaxhimin apo shtimin e peshes trupore.

Produkte kozmetike, kujdesi per lekuren & floket.

Me nje eksperience 30 vjecare testimin, shitjesh dhe suksesi Herbalife eshte shnderruar ne kompani lider ne kete sektor ne 95 shtet te botes. Tashme edhe ne Shqiperi, Herbalife sjell produktet me te mira te saj. Disa prej tyre jane:

Formula 1 – Vakt i shëndetshëm vetëm në një gotë.
Përshkrimi: Kombinon protein soje dhe karbohidrate bimore që ju ndihmojnë të ndiheni të plotë për më tepër aktivitet dhe mban energjinë tuaj në nivele të larta.
Përmbajtja: Mbi 20 vitamina, lëndë minerale, yndyrna të pakta, përbërës ushqimor esenciale dhe e pasur në fibra që ndihmojnë menaxhimin e peshës dhe sigurojne një ushqyerje të balancuar.
Shije të ndryshme: Vanilje, Cokollatë, Luleshtrydhe, Fruta tropikale, Kapucino, Biskota dhe krem.
Përdorimi: Në një gotë 250ml me ujë, qumësht ose lëngje frutash hidhni 2 lugë gjelle.
Çmimi: 59 €


Formula 3 – Pluhuri proteinik.
Përshkrimi: Proteinat ruajnë dhe pasurojnë masën muskulore, kontrollojnë ndjenjën e urisë dhe ju ndihmojnë të ndiheni më të plotë. Ju ndihmojnë edhe nëse mereni me palestër duke pasuruar muskujt me përbërës ushqimor.
Përmbajtja: Sojë, protein hirre dhe 9 aminoacide esenciale.Përdorimi: Shtojeni në gotën me lëngun e Formula 1 një lugë gjelle, trazojeni mirë atë.
Çmimi: 55 €

Fibra dhe Bimë ( tableta )
Përshkrimi: Ju ndihmon në përthithjen maximale të lëndëve ushqyese dhe në përkujdesjen e sistemit tretës. Ndihmon në eleminimin e substancave të panevojshme te trupit, ju ndihmon të ndiheni më të plotë.
Përdorimi: 2 tableta meren me një gotë ujë 250ml, 3 herë në ditë. Tabletat merren 10 min para pirjes së
( Formula 1 + Formula 3 ).
Në rastin e ngrënies së vaktit të zakonshëm tabletat merren 30 min para ngrënies.
Çmimi: 40 €

Pije casti ( Çaj )
Përshkrimi: Ndihmon në ruajtjen dhe nxitjen e rënies në peshë, shkakton thermogenesis, jep një rritje të energjisë duke ndihmuar në performancwn tuaj shpirtërore, e pasur me antioksidant të cilat ripërtërijnë trupin, ndihmojne tretjen e ushqimit dhe ju bëjnë të ndiheni më energjik.
Përmbajtja: Caj I gjelbër, caj cardamom, hibiscus, mallou etj.
Përdorimi: ½ lugë e vogël në një gotë ujë, shërbehet e ngrohtë ose e ftohtë.
Çmimi: 75 € 100 gr
Çmimi: 45 € 50 gr

Mini SKIN Pakoja

Herbalife Mini SKIN Set


Sigurohuni që lëkura juaj të duket më mirë dhe të ndjeni rezultate të mahnitshme duke përdorur Mini Set-in e produkteve për rezultate të mira
Mini set-i përmban:
Aloe losion qetësues për pastrim 50 ml
Mini kremi hidratues ditor për shkëlqim 15 ml
Mini kremi natës për rigjenerimin e lëkurës 15 ml
Pakoja me Xhel përforcues për pjesët rreth syve – 2 x 2 ml
Pakoja me krem hidratues për pjesët rreth syve – 2 x 2 ml

Rahiti Hipovitaminoz
Termi Rahitis përfshin bashkësinë e sëmundjeve të cilat shkaktohen për shkak të çrregullimit të mineralizimit të eshtrave që rriten në regjionin e metafizës. Pra Rahiti është i mundur vetëm tek fëmijët te të cilët rritja ende nuk ka përfunduar.
Rahiti Hipovitaminoz lajmërohet në ato periudha të fëmijërisë ku rritja është më e shpejtë: gjatë ushqyerjes me gji, në fazën e hershme parashkollore si dhe në pubertet. Shkaktar i lajmërimit të rahitit hipovitaminoz është ekspozimi i pamjaftueshëm i fëmijëve në rrezet ultraviolete të dritës së diellit, nëse në kompenzim të kësaj fëmiu nuk merr vitamina të mjaftueshme me ushqim apo si bar farmaceutik. Sipas kësaj Rahiti hipovitaminoz e ka etiologjinë e tij primare në të gjithë ata faktorë të ambientit të cilët përcaktojnë se sa kohë një fëmijë do të jetë ekspozuar rrezatimit ultraviolet, derisa faktorët ushqyes kanë më pak rëndësi.
Ushqimi në civilizimin tonë, duke përfshirë edhe qumështin e nënës dhe atë të lopës, përveç në disa raste është burim i dobët dhe i pamjaftueshëm i vitaminës D. Në viset subpolare dikur përshkak të rrezatimit të pamjaftueshëm ka qenë endemik, mirëpo sot duke i falënderuar profillaksës sistemike me vitamina gati është çrrënjosur. Në anën tjetër në disa vise tropikale dhe subtropikale ku rrezatimi ka qenë i mjaftueshëm vende vende rahitis ka pasur shumë, kryesisht për shkak të mënyrës së jetesës dhe kujdesit ndaj fëmijëve. Për shembull mbështjellja e foshnjeve dhe fëmijëve nga koka gjer në maje të gishtave dhe fshehja nga drita dhe shikimet (ruajtja nga mësyshi) ose fshehja sistematike e grave dhe fëmijëve nga opinioni dhe me këtë edhe nga drita e ditës ndihmon dukshëm në prezencën e rahitit në ato vise. 
Edhe tek ne, në viset me rrezatim diellor të pamjaftueshëm e sidomos në muajt e dimrit, shkaktar kryesor i rahitit është sinteza e pamjaftueshme e vitaminës endogjene D në lëkurë, gjë që me marrjen e pamjaftueshme me ushqim (me qumësht të nënës apo të lopës) kërkon marrje të rregullt të vitaminës D në formë të përgatitjeve farmaceutike përkatëse. Tek ne shkaktar kryesor i rahitit është profillaksa e pamjaftueshme, jo e plotë dhe e parregullt me vitaminën D.

PARANDALIMI I RAHITIT HIPOVITAMINOZ:

Sot mendohet që doza mesatare ditore për një fëmijë të posalindur të shëndoshë gjatë vitit të parë është 400 njësi internacionale të vitaminës D. Në vitin e dytë dhe të tretë të fëmijës këto doza duhet të merren vetëm gjatë muajve të dimrit. Është me rëndësi të ceket se këto këshilla vlejnë për ata fëmijë që ushqehen me gji të nënës me qumësht komercial, tretje të përgatitura të qumështit edhe pse atyre gjatë përgatitjes i është shtuar një sasi e vitaminës D.Përveq dhënies së vitaminës D, për fëmiun është i nevojshëm ushqimi me Kalcium të mjaftueshëm, qumështi dhe prodhimet e qumështit, së paku 0.5 litra në ditë, si dhe drita dhe dielli i mjaftueshëm.
Azis Shabanaj


HERBALIFE – FORMULA 2 TABLETA ME KOMPLEKSIN E MULTIVITAMINAVE 
  •  Përmban më shumë se 20 vitamina dhe minerale të rendësishme për ushqimin e balansuar dhe mirëqenjen
  • Përmban Kalcium (Ca) dhe vitaminë D për structure më të mire të eshtrave si dhe Zink (Zn) si ndihmë për mirëqenjen e sistemit imunologjik
  • Përmban vitaminat B si ndihmesë e metabolizmit më të mire të energjisë
  • Ju furnizon me vitaminat antioksiduese C dhe E të cilat i ruajnë qelizat e organizmit nga veprimi i dëmshëm i radikaleve të lira
Herbalife Formula 2 Kompleksi multivitaminoz është shtesë e ushqimit e cila përmban vitaminat dhe mineralet kryesore si dhe përzierjet e bimëve shëruese për plotësimin e ushqimit tuaj të përditshëm. Më së miri është të përdoret së bashku me Shejkat nga Herbalife Formula 1 në kuadër të programit të kontrollimit të peshës trupore ose ushqimit optimal.
Fakte për mirëqenje:
Veprimi negative i ndotjes, stresi, dhe kequshqyeshmëria e rrisin prodhimin e radikaleve të lira, të cilat ndikojnë negativisht në sistemin tone imunologjik. Antioksidantët e forcojnë sistemin imunologjik të organizmit sepse i neutralizojnë radikalet e lira dhe kështu ndihmojnë në luftën kundër infeksioneve.


Prodhimet Kryesore
Të dhëna të rëndësishme për Herbalife Formula 1 (Shejku).
  • Krijon  ndjenjën e ngopjes dhe kënaqësisë, i jep organizmit energji.
  • Është burim i mirë i fijeve ushqyese bimore.
  • Është i pasur me vitamina dhe minerale, duke i përfshirë edhe vitaminat antioksiduese  A, C dhe E të cilat ndihmojnë në ruajtjen e qelizave të trupit tuaj nga veprimet e dëmshme të ajrit, ujit dhe ushqimit të ndotur.
  • Përmban zbulimin e jashtëzakonshëm në teknologjinë e enzimës aminogjen, i cili përmirëson absorbimin e proteinave gjatë ushqyerjes.
  • Nëse përdoret bashkë me ushqim jo të yndyrshëm dhe me pak kalori mund ta zvogëlojë nivelin e kolesterolit në gjak.
  • Është zëvendësim për një shujtë komplete, kurse përmbajtja e  vlerave të larta ushqyese të tij i plotëson të gjitha nevojat e organizmit.
  • Prodhohet në 4 shije: Vanillë, Çokolladë, Dredhëz dhe Kapuçino ose si pllakë Ekspres.

PRODUKTE HERBALIFE



Ofrojmë produkte të kompanisë amerikane "Herbalife", si dhe dieta e këshilla të ndryshme mjekësore rreth ushqyeshmërisë
Produktet janë shumë kualitative dhe pa veprime anësore. Këto produkte përdoren për:
- Dobësim - ulje të peshës trupore
- Trashje - ngritje të peshës trupore
- Ruajtjen e peshës trupore
- Ruatjen e vitalitetit të organizmit (parandalimin e plakjes se organizmit)
- Rritjen e kondicionit dhe aftësive sportive
- Ushqim special me vitamina për të sëmurët që kanë vështirësi në marrjen e ushqimit të rëndomtë.
- Largimin e problemeve të ndryshme gastrointestinale.
- Ushqim për pacientët para dhe pas operacioneve të ndryshme
- Konsultat nga mjeku janë falas

MINERALET ME VITAMINË C - FORMULA 4

 Formula 4 – Mineralet me vitaminë C

Ky produkt është i dedikuar për të arritur eliminimin natyral të materieve toksike nga  organizmi dhe për të ndihmuar në vendosjen e baraspeshës natyrale të ujit në organizem. Duhet të merret me sasi të madhe të ujit (së paku dy litra ujë brenda ditës).

Përparësitë kryesore
  • Kaliumi dhe Kalciumi sigurojnë funksionimin normal të muskujve, kurse kalcumi ndihmon që eshtrat të jenë të shëndoshë
  • Hekuri zvogëlon lodhjen
  • Është e pasur me vitaminë C, e cila ndihmon fuksionimin normal të metabolizmit, si dhe sistemin imunologjik, dhe mbron qelizat nga stresi oksidues
  • Mineralet si zinku, bakri dhe Mangani gjithashtu ndihmojne që qelizat të mbrohen nga stresi oksudues

Dobitë nga ngrënja e pjeprës!!!

Shumica nga ne në mes të shalqinit dhe pjeprit do të zgjidhte shalqinin. Mirëpo aroma e veçantë e pjeprit ndikon në mënyrë të përsosur në të gjitha shqisat tona gjatë vapës së verës. Pjepri është shumë i shëndetshëm, ai rregullon insulinën dhe stabilizon nivelin e sheqerit në gjak-kështuqë është opcion ideal për diabetikët. Kjo pemë përmban 300 miligram kalium në 100 gram dhe i ndihmon organizmit që ta eliminojë tepricën e natriumit dhe kështu e ul tensionin e lartë të gjakut.
Ai përmban edhe sasi të madhe të vitaminës C, B, beta karotenit si dhe kalciumit, kaliumit, magneziumit, fosforit, hekurit dhe bakrit, kurse përmban tri herë më shumë kalium se shalqini.
Nëse mundohemi ti largojmë ëmbëlsirat, vera është periudhë optimale që këtë ide të shkëlqyer ta jetësojmë në vepër. Kjo pemë e bekuar përmban vetëm 34 kalori në 100 gram, me çka e meriton që të jetë në krye të listës së ushqimeve: me çka do ti zëvendësonim ëmbëlsirat.
1. Për shkak të celulozës që përmban në mënyrë të përsosur e largon urinë, e lehtëson tretjen dhe e pengon fryerjen në stomak. Nëse e konsumoni çdo ditë në mënyrë të shëndetshme do të humbni kilogramët e tepërt dhe nuk do të jeni të uritur.
2. Freskon dhe jep energji!
Duke marrë parasysh që është plot me ujë, pjepri do t'ju freskojë dhe do t'ju ndihmojë ti largoheni dehidrimit të organizmit. Përveç kësaj duke i falënderuar sheqernave të cilat i përmban pjepri do t'ju sigurojë energjinë e nevojshme, kështuqë është e pëlqyeshme që të konsumohet në vend të pijeve energjike të cilat asesi nuk preferohen.